AKTUALITET

Ryshfet e korrupsion/ Kryebashkiakja Rira: Shteti s’ka ndërhyrë për prerjet ilegale

16:15 - 30.11.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Delegacioni i BE-së në Shqipëri, i cili financon një projekt për të ndihmuar në menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të pyjeve të mbrojtura, përmendi qeverisjen e dobët dhe korrupsionin si pengesa në mbrojtjen e pyjeve. “Zonat e mbrojtura janë të prekura nga shpyllëzimi ilegal, fragmentimi i habitateve dhe degradimi i ekosistemeve për shkak të kapaciteteve të dobëta administrative, mungesës së aftësive teknike, financimit të paktë dhe korrupsionit në administratë”, i tha delegacioni BIRN në një deklaratë me shkrim.
Armando Braho, jurist mjedisor në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, pak përtej kufirit me Maqedoninë, tha se problemi ishte “më shumë politik se sa ligjor”.
“Ka interesa politikë të lidhura me fitimet, gjë që mundëson këtë aktivitet”, tha ai.




Ndërsa shumica e Shebenik-Jabllanicës administrohet nga autoritetet në qytetin e Librazhdit, pjesa jugore e parkut – përfshirë zonat e mbrojtura nga UNESCO përreth Rrajcës – gjendet në bashkinë e Prrenjasit.

“Mendimi ynë është që shteti nuk ka ndërhyrë mjaftueshëm për të bllokuar prerjet ilegale”, tha kryebashkiakja e Prrenjasit, Miranda Rira, në një intervistë për BIRN. “Moratoriumi i vitit 2016 nuk është zbatuar dhe popullsia nuk ka alternativa për ngrohje në dimër, gjë që e bën shumë të vështirë ndalimin e prerjeve ilegale”.
Ajo tha se bashkia bleu 3,260 metra kub dru zjarri nga burime të tjera për banorët dimrin e kaluar, por me një popullsi prej 25 mijë vetash sipas censusit 2011, furnizimi shtesë nuk mjaftoi. “Nëse shteti nuk merr seriozisht nevojën për një alternativë për t’i mbajtur njerëzit ngrohtë, në të ardhmen e afërt pylli unë do të humbasë statusin UNESCO”, tha Rira.

Rojet e parkut që punojnë për Administratën e Zonave të Mbrojtura në Librazhd, (APA Librazhd), janë përgjegjës për patrullimin e parkut. Bajram Kullolli, i cili së fundmi u bë i dyti në komandën e APA Librazhd, pas 25 vjetësh pune si roje pylli, tha personeli prej 15 personazh ishte i mbingarkuar dhe pa burimet e nevojshme.
“Shteti duhet… të rrisë pagat, të japë tollona nafte (për automjetet e patrullimit) dhe të rrisë burimet njerëzore”, i tha ai BIRN.
Delegacioni i BE-së në Shqipëri lavdëroi APA Librazhd për përpjekjet e saj për të kontrolluar prerjet e paligjshme, por tha se problemi vijonte për shkak të “kapaciteteve të kufizuara” të administratës dhe “mungesës së angazhimit serioz nga Inspektorati i Mjedisit”.

Kullolli tha se zyra e tij kishte dërguar së fundmi katër raste në polici dhe prokurori, por asnjëra prej tyre nuk kishte rezultuar në dënime. Krahas vonesave burokratike, investigimet u penguan nga vështirësia për të provuar se nga vinte druri i prerë, pasi ai ishte tharë – shtoi ai.
Kërkesat për Prokurorinë e Elbasanit për të dhëna të kohëve të fundit për dënime mbetën pa përgjigje si pasojë e ndryshimeve në prokurorinë rajonale të shkaktuara nga reforma në drejtësi, e cila ka lënë pjesë të mëdha të sistemit të drejtësisë në Shqipëri pezull.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.