Media

Media nën presion, kush janë gazetarët e kërcënuar në Shqipëri

12:04 - 01.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në raportin e publikuar nga Reporterët pa Kufij për gazetarët e kërcënuar nga krimi dhe politika  gjatë vitit 2018 janë përfshirë edhe tre gazetarë shqiptar.




Në këtë raport janë përfshirë gazetarët si; Klodiana Lala e televizionit News 24, Alida Tota dhe Basir Collaku. Raporti i vitit 2018 flet për krimin e organizuar që ka shtuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave. Gjithashtu problem konsiderohen edhe ndërhyrjet politike

Nga verifikimet bëra nga Reporterët pa Kufij, rezulton se disa prej të intervistuarve janë aktiualisht nën mbrojtjen e policisë.

Sipas raportit, mbi 30 gazetare në të gjithë botën janë vrarë nga organizata kriminale që prej nisjes së vitit 2017. Reporterët pa kufij kanë kanë disa muaj që kruyejnë kërkime për realizimin e këtij raporti, përfshirë edhe intervista me gazetarë të piketuar, kolegët dhe familjarët e tyre.

“Krimi i organizuar nuk njeh kufij”-thotë raporti. Të paktën 10 gazetarë janë vrarë këtë vit në Brazil, Kolombia dhe Meksika. Kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë, sepse kriminelët dhe politikanët shpesh bëhen aleatë kundër gazetarëve dhe pandëshkueshmëria mbretëron nëpër vende të ndryshme në botë.

Në Indi, Kamboxhia dhe disa vende afrikanë, grupet kriminale pasurohen duke thyer të gjitha rregullat e mjedisit duke vjedhur burimet natyrore. Gazetarët që kanë hedhur dritë mbi trafikimin e mineraleve, drurit dhe naftës janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh.

Në Europë janë vrarë dy gazetarë në lidhje me punën e tyre gjatë dy vieteve të fundit: Daphne Galizia iu vu bombë poshtë makinës në Maltë në tetor të 2017, ndërsa Ján Kuciak e qëlluan për vdekje së bashku me të fejuarën në shkurt të 2018. Në Itali, 10 gazetarë janë nën mbrojtjen e plotë të policisë ditë e natë, ndërkohë që ka edhe shumë të tjerë.

Raporti i plotë, klikoni: Raporti mafia

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.