BLUETOOTH

Xhelozi e sëmurë? Zbulohet shkaku i ndarjes së lidhjes treshe të Egla Harxhit

18:00 - 01.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Edhe pse kanë kaluar vetëm 2 vite nga buja që bëri deklarata e ish-misit shqiptar, Egla Harxhi, lidhur me statusin e saj për një lidhje treshe, tashmë gjithçka ka ndryshuar. Para pak kohësh ne zbuluam edhe se vajza, Alesia, që ishte pjesë e kësaj tresheje kishte gjetur dashurinë diku tjetër. Po flasim pikërisht për lidhjen treshe që modelja kishte së bashku me partnerin francez, Jarl de Basserville dhe modelen nga Ballkani, Alessia. Por, pavarësisht bujës dhe zhurmës së madhe që ajo bëri në median rozë, si edhe në mbarë opinionin shqiptar, duke qenë se nuk është mësuar me statuse të tilla, kjo lidhje nuk zgjati shumë. Vetëm pas dy vitesh erdhi në jetë fryti i dashurisë së modeles shqiptare me francezin Jarl. Luxifer, ose i quajtur ndryshe, sjellësi i dritës, ishte shkaku i ndarjes së treshes dhe mesa duket ai ishte! Në një intervistë të mëparshme për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, ishte vetë Egla, e cila për herë të parë na pohoi ndarjen e të treve për të nisur një jetë të re në krahë të vogëlushit.




Por, ç’ndodhi me Alessian? Pse në të vërtetë u largua ajo? E pyetur për këto informacione për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Egla është shprehur se nuk do të hedhë baltë mbi të kaluarën, por nuk mohon por as nuk konfirmon informacionet duke na lënë të dyshojmë se ndoshta kjo ka qenë vërtetë arsyeja e ndarjes. Dhe arsyeja e ndarjes sipas burimeve të “Gazeta Shqiptare”, një e afërme e Alessias, e cila ka ndjekur nga afër marrëdhënien e saj me Egla Harxhin dhe Aleks de Basseville shprehet se Alessia ishte një vajzë e cila jetonte në kushte të mjerueshme dhe gjendje depresive. Nga dashuria dhe dëshira për ta ndihmuar, Egla e mori në mbrojtje duke i ofruar gjithçka, rroba, mësime mbi mirëmbajtjen, vizita mjekësore, udhëtimet në Francë. Në momentin kur Egla ngeli shtatzënë, Alesia ka bërë kriza xhelozie, por me kalimin e kohës Egla e qetësoi duke i thënë se ajo është pjesë e familjes dhe se fëmijën do e rrisnin bashkë. Në fillim dukej sikur Alessia u qetësua, por sa më shumë kalonin muajt, aq më shumë rritej xhelozia.

Alessia është përpjekur disa herë të ndajë çiftin, thotë burimi për “Gazeta Shqiptare”, duke krijuar probleme midis tyre, por pa rezultat sepse mbas gjithë dashurisë që ju dha, dhe dëshira e madhe për ta ndihmuar që Alessia të zhvillohej në një ambient pozitiv, mosmirënjohja e Alessias arriti kulmin duke i kërkuar Ales që të lë Eglen dhe fëmijën për të. Kjo bëri që Egla dhe Aleks të vendosnin ta largojnë përfundimisht nga jeta e tyre. Kjo shpjegon edhe postimet e Egles në “Instastory”. Ndërkaq kujtojmë që më parë, “Gazeta Shqiptare” zbuloi një foto të Alessias, e cila nga ana e saj dukej se kishte vazhduar më tej me jetën e saj. Në foton e profilit të saj shfaqet duke u puthur me një mashkull me tatu. Ndërkaq kujtojmë se para dy vitesh, modelja shqiptare tërhoqi për herë të parë vëmendjen e medias me një postim të sajin nudo në një nga revistat franceze. “Miss Shqipëria” e vitit 2007 ka gjetur ditën e flamurit për të publikuar një fotografi provokative.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.