EKONOMI

Ahmetaj: Ja sa do të rritet rroga për mësuesit, mjekët dhe policët

20:01 - 03.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një dalje për mediat mbrëmjen e sotme, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj prezantoi buxhetin e vitit 2019, që u miratua këtë të hënë nga mazhoranca, në parlament.




Ahmetaj u ndal te rritja e pagave. Ministri tha se mes kategorive që përfitojnë janë për mjekët, infermierët, arsimtarët e policët. Parashikohet rritje e pagave për rreth 7 përqind me buxhetin e ri, bëri me dije ministri.

Ai  tha se me buxhetin e ri do ketë rritje pagash në të gjithë sektorët kryesorë dhe përfitojnë mbi 65 mijë të punësuar.

Buxheti financon reformën në drejtësi dhe të gjitha reformat që kemi nisur së bashku dhe sot po japin frytet për rritjen e pagave. Rritja e pagave është në të gjitha sektorët  si dhe rritje konsumit me një nivel prej 3%. Në vitin 2013 flamuri i betejës ishte tatimi progresiv. Pra kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe në po e thellojë progresivitetin nga punësimi. Siç e theksova lajmi i mirë është rritja e pagave ku përfitojnë rreth 65 mijë të punësuar. Tek shëndetësia kemi rritje të pagave me 10%, ku përfitojnë 460 mjekë dhe mbi 13 mijë infermierë. Tek Arsimi, ku rritja e pagës per arsimtarët do shkojë deri në 40%. Tek Mbrojta kemi një rritje të konsiderueshme që shkon në 20% dhe prek mbi 6 mijë ushtarakë.

Gjithashtu edhe tek policia që përfitojnë nga rritja e pagave me 7%. Për herë të për përfitojnë  edhe diplomatët, pasi rritja e pagës shkon mbi 20%. Lajmi tjetër i mirë është për familjet dhe për ata vogëlushë që lindin. Çdo i porsalindur do marrë si fëmijë i parë një bonus prej 400 mijë lekë të vjetra dhe fëmija i dytë 800 mijë lekë. I porsalinduri i tretë do marrë 1 milion e 200 mijë lek të vjetra. Ky është lajmi tjetër i mirë. Shqipëria do jetë me rritjen e pagave më të larta në rajon.”- tha Ahmetaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.