Rajoni

E hodhën në det të gjallë studenten, shqiptari dhe greku pranojnë krimin

10:26 - 04.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Refuzimi i seksit ka çuar në vrasjen makabre të një studente 21-vjeçare në Greqi. Eleni Tofaloudi është studentja greke, e cila u gjet e vrarë në ishullin Rodos, ku autorët e krimit dyshohet se është një 19-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek.




Sipas mediave greke, dy të rinjtë kanë dëshmuar në polici dhe kanë pranuar krimin.

Dy autorët e kishin marrë 21-vjeçaren në shtëpi dhe i kishin kërkuar asaj favore seksuale. Mirëpo, mospranimi i kërkesës nga 21-vjeçarja greke, bëri që dy të rinjtë të ushtrojnë dhunë ndaj saj.

Autoritet greke kanë bërë të ditur se të rinjtë e kanë goditur 21-vjeçaren me sende të forta në kokë dhe më pas e kanë hedhur atë në det. Studentja ishte ende gjallë, kur e kanë hedhur në det dhe sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, mushkëritë e të resë ishin mbushur me ujë, gjë që ka çuar në vdekjen e saj.

Dy të akuzuarit, gjatë dëshmisë në polici ia kanë hedhur fajin njëri-tjetrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.