Rajoni

Serbia kërkon mbështetjen e Rusisë dhe Kinës kundër formimit të ushtrisë së Kosovës

16:10 - 04.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia po kërkon mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës për të kundërshtuar formimin e ushtrisë së Kosovës, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në përplasje të re në Ballkan. Më 14 dhjetor parlamenti i Kosovës do të votojë për transforimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të vërtetë.




Serbia proteston kundër dhe kërcënon me masa ndaj Kosovës e cila shpalli pavarësinë në 2008. Serbia dhe aleatët e saj Rusia dhe Kina nuk e njohin Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorët rus dhe kinezë në Beograd të martën (4 dhjetor) dhe u ka komunikuar se ‘provokimet e vazhdueshme” nga Kosova mund ta lënë Serbinë pa zgjidhje vetëm atë të “të mbrojtjes” së minoritetit serb në Kosovë. Vuçiç tha se plani i Kosovës për të formuar një ushtri rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon, shkruan AP.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.