SHËNDET

Rreziku që lidhet me pirjen e ujit, gjatë të ftohtit në dimër

16:12 - 05.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket sikur nuk bën sens, mirëpo i ftohti i dimrit dhe rënia e temperaturave janë një prej shkaqeve kryesore të dehidratimit.




Është kjo ajo që thotë Elisabetta Bernardi, specialiste italiane në shkenca dhe ushqim.

Ajo thotë se, “Janë disa faktorë që mund të rrisin rrezikun e dehidratimit. Por mungesa e pirjes së ujit në dimër kur temperaturat janë të ftohta është një prej tyre. Kjo pasi gjatë dimrit, djersa avullon më shpejt në ajrin e ftohtë dhe të thatë”.

Këshilla e saj është që të mos prisni që të keni etje për të pirë, duke qenë kjo gjë ndodh kur humbja e ujit i kalon 0.5% të peshës trupore.

Bernandi këshillon që të pihet shpesh gjatë gjithë ditës, në mënyrë që të parandalohet çdo rrezik. Në këtë mënyrë sipas saj parandalohet tharja e gojës, përgjumja, lodhja, dhimbja e kokës, kapsllëku dhe marramendja.

Ndërkohë etja e madhe mund të shkaktojë përgjumje, irritim dhe konfuziteti, si dhe ndjesi të fikëti kur ngriheni menjëherë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.