Sport

Zyrtare: Ja ku dhe kur do luhet finalja e Superkupës së Italisë

16:22 - 05.12.18 Gazeta Shqiptare

Tashmë është zyrtare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019. Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus, dhe Milani, finalist I sezonit të kaluar në Kupën e Italisë.



Ndeshja do të zhvillohet në “King Abdullah Sports City Stadium”, duke nisur në orën lokale 20:30, që korrespondon me orën 18:30 italiane (edhe shqiptare). Është konfirmuar gjithashtu edhe përdorimi i teknologjisë (VAR).

Nëse 90 minutat përfundojnë pa fitues, do të zhvillohet dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila, më pas do të goditen 11-metërshat (nëse rezultati nuk ndryshon),

Liga e Futbollit Italian ka konfirmuar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *