Show-Bizz

Era Istrefi na bën krenarë, këngëtarja do pushtojnë botën në 2019

12:22 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Era Istrefi po njeh prej kohësh vetëm rritje në karrierën e saj. E fundit që ka shkruar për të është ‘Politico.eu’ një media me shumë rëndësi, sidomos në aspektin politik. “Era Istrefi po e fut Kosovën në hartë edhe pse disa nuk duan që të jetë aty. 24-vjeçarja nga Prishtina ka shijuar suksesin internacional. Muzika dhe stili i saj janë krahasuar me Rihannën dhe Sian shumë herë. Albumin e parë pritet ta publikojë në 2019-ën.




Teksa e sheh, kupton ajo ka gjithçka i duhet një ylli pop-i, e re, tërheqëse, e bukur. Megjithëse karriera e saj nuk ka lidhje me politikën, beteja që ajo po bën për të ardhmen e Kosovës, e cila para pak kohësh për pak i shkatërroi pjesëmarrjen në ‘Kupën e Botës’, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën dhe nuk e lejoi të hynte në territorin e saj me pasaportën e vendlindjes, është e vazhdueshme”,-shkruan prestigjiozja. Ata theksojnë se Era do të pushtojë botën me këngët e saj gjatë 2019-ës dhe e kanë emëruar ambasadoren e pop-it. Krahas Erës, në shkrim përmendet edhe Rita Ora dhe futbollisti Xherdan Shaqiri, për rolin e tyre në botë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.