AKTUALITET

Hoteli i parë me 5 yje, Kastrati sjell “Hyatt” në Shqipëri

12:27 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Kastrati Group” ka sjellë në Tiranë të gjithë eksperiencën dhe menaxhimin në fushën e hotelerisë, të kompanisë gjigante amerikane “Hyatt Hotels Corporation”, me seli në Chicago.




Standardet më të larta të hotelerisë vijnë në Shqipëri falë bashkëpunimit të këtij “brand”-i të famshëm amerikan me “Kastrati Group”, për të menaxhuar pikërisht ambientet e ish-hotel Sheratonit pasi bleu “Mak Albania”-n.
Turizmi elitar shqiptar do të ketë tashmë një “Hyatt Regency and Residency”, hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri dhe që do të ketë kapacitete më të mëdha sesa më parë, por edhe një pasaportë “gold”.

“Jemi i vetmi vend në rajon që nuk kemi ende një hotel me 5 yje, që janë elita e industrisë së turizmit. Tashmë jemi në nisje të një projekti gjigant për sjelljen e Hyatt, që do të lërë në harresë njëherë e mirë edhe lotët e atyre që u pikëlluan kur u largua Sheratoni. Në fakt, as ai nuk ishte një hotel i mirëfilltë me 5 yje, pavarësisht pretendimeve”, tha Rama gjatë ceremonisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.