BOTA

Ky qytet do të ofrojë transport publik falas

14:05 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Luksemburgu do të bëhet vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas.




Biletat e autobusit, trenave dhe tramvaj do të hiqen verën e ardhshme, ndonëse ato kushtojnë rreth 2 euro dhe mundësojnë udhëtimin në gjithë qytetin.

Vendimi u mor nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.

Qyteti vuan nga trafiku i madh dhe kjo ishte një nga arsyet për këtë nismë. Pasi, pavarësisht se në të jetojnë 110,000 persona, rreth 400.000 njerëz vijnë për të punuar në këtë vend nga Franca, Belgjika dhe Gjermania, të cilët kalojnë kufirin çdo ditë.

Sipas një studimi të bërë dy vite më parë, drejtuesit e mjeteve harxhuan të paktën 33 orë në trafik në 2016-n.

Luksemburgu gjithnjë e më shumë ka treguar një qëndrim progresiv për transportin. Këtë verë, qeveria vendosi transportin falas për çdo fëmijë dhe të ri nën moshën 20 vjeç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.