Kronikë

Makina përplas motorin, vdes 63-vjeçari

18:43 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare

Një 63-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasoj i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”.



Një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motor të markës “Honda”, duke lënë të vdekur drejtuesin e tij Arsen Çela, banues në Orikum.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *