Kryesore

Nikolla: Gati të bisedojmë më studentët, dinë pak për reformën

14:39 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria vendos të pranojë bisedime më studentët dhe për 3 kërkesat e tjera, pas vendimit për shfuqizimin e vendimin që lidhet me tarifat, nuk do të ketë kosto shtesë për studentët mbetës.




Në një konferencë të dytë, sërish ministrja Lindita Nikolla tha se kishte marrë një letër nga këshillat studentorë dhe se ishte dakord për t’i dëgjuar e për të ngritur një grup pune.

“Është e vërtetë që kemi kohë që presim, angazhim për zbatimin e reformës në arsimin e lartë. Kjo protestë tregoi sesa pak informacion dhe komunikim kishte te studentët për gjithçka. Ndaj më shumë sesa rëndësia për heqjen e pikës 4 të VKM, kjo protestë ia vlejti për të ngjallur më shumë refleksion. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentore që më thotë se për kërkesat 2, 3, dhe 4 të ngrihet një grup pune. Kjo është rruga e duhur për të përmirësuar gjithçka dhe një dialog me të vërteta”, tha Nikolla.

Tre kërkesat e tjera të studentëve veç tarifës së provimeve të mbartura
-Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

-Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

-Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji I arsimit të Lartë).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.