AKTUALITET

Protesta e studentëve, Edmond Tupja: Nikolla duhet të jepte dorëheqjen

22:08 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në Top Channel, Edmond Tupja  ka folur në lidhje me protestën e studentëve e cila kulmoi sot nënjë protestë masive para ministrisë së Arsimit.




Tupja u shpreh se ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duhet të jepte dorëheqjen dhe t’i bashkohej protestës së studentëve sot.

“Unë jam për arsimin falas, le t’i gjejë ku të dojë shteti paratë. Me studentët nuk duhet të tallesh. Del VKM-ja, pastaj zbutet, tani thonë që iku VKM-ja… Studentët lodhen në punë, fitojnë pak dhe vijnë pastaj për master në darkë. Unë i them zonjës Nikolla se humbi një rast për të hyrë në histori. Unë në vend të saj do të kisha marrë guximin dhe do të kisha dhënë dorëheqjen për t’u bashkuar me protestuesit”, deklaroi profesor Tupja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.