POLITIKË

Protesta e studentëve/ Meta, thirrje institucioneve: Zgjidhje sa më të shpejtë

12:34 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa protesta e studentëve, veç Tiranës është shtrirë edhe në rrethe si Korçë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot me një thirrje për autoritetet dhe institucionet përgjegjëse.




Presidenti thekson se duhet bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

DEKLARATA E PRESIDENTIT

Presidenti i Republikës, Z.Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit. Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik. Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare. Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.