Kryesore

Protesta e Unazës së Re, Basha: Rama po i nxjerrë njerëzit jashtë në dimër

17:26 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Unazës së re kanë dalën në ditën e 33- të protestë për të mos lejuar shembjen e banesave të tyre që preken nga projekti.




Kësaj proteste iu bashkua edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit.

Kryedemokrati nuk i kursehu akuzat ndaj qeverisë Rama duke thënë se projekti në Unazën e RE është një aferë korruptive.

“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan t’i nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar  me video dhe më zë që nuk do i prishim shtëpitë.

Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar, ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro.

Dhe kemi protestën e studenteve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta? Një qeveri që ka vetëm grabitjen.

Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Ketu te Unaza e Re ka një aferë të konsiderueshme korruptive”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.