POLITIKË

Spiropali për protestën: Lajm i mirë që studentët organizohen

20:27 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PS-ës, Elisa Spiropali e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar protestën e studenteve, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë.




“Është një lajm i mirë që studentët janë një trup me vetëdije që organizohen”, u shpreh ajo. Spiropali, tha se protesta e studenteve 7 muaj pas miratimit të VKM-ës, e kishte kapur në befasi Ministrinë e Arsimit dhe heqja e saj brenda ditës ishte arritje.

Një koment të parë për këtë protestë?

Ne me protestën e studenteve nuk kemi asnjë problem. Përkundrazi zëri i studentëve për të ngritur problematikat, është më mirë të shprehen të ballafaqohen dhe të gjendjet zgjidhja. Ajo që bëri ministria sot, ishte diçka e mirë, u mirëprit me një rezultat konkret. Nuk e konsiderojmë tërheqje pikën 4 të VKM-ës. Fakti që shqiptarët i vendosin kaq rëndësi shkollimit të tyre, është një lajm shumë i mirë.

Është pikërisht kjo arsyeja pse qeveria vendosi të bërë një reformë të Arsimit të Lartë për t’i dhënë autonomi. A ka probleme në Universitet? Sigurish që ka. Po ashtu sa reflektohet buxheti që u rrit, pra ka një zinxhir të gjërave që duhen adresuar që studentet dhe familjet e tyre të marrin ata që meritojnë. Është kërkuar të ngrihet një këshill i përbashkët pune me Rektoratin, ne jemi dakord.

Ishte tërheqje?

Nuk e konsiderojmë tërheqje një kërkesë që e konsiderojmë të arsyeshme. Janë disa nga rektorët që e kanë kërkuar, për studentët që shtyjnë provimet, diplomat, ndaj edhe u vendos. Ajo që vëmë re është se nuk ka patur një komunikim nga ana e universiteteve. Po flasim për një universitet, që të jetë i vetëmjaftueshëm.

Firma e VKM-ës i përket qeverisë?

Ne kemi një tendencë që gjithçka ta lidhim me qeverinë, kjo VKM është e 7 muajve më parë. Edhe ministria ka patur një lloj surprize, se kjo VKM është bërë 7 muaj më parë. Kjo protestë ka qenë diçka spontane e bërë aty për aty, dhe VKM u hoq brenda ditës. Është një lajm i mirë që studentët janë një trup me vetëdije që organizohen.

Është kjo një formë goditje për qeverinë?

Në një vend që është i lirë dhe demokratik, këto protesta janë të zakonshme.

Është shprehje e një pakënaqësie të madhe?

E kam shumë të qartë pyetjet dhe secili analist dhe media e komenton sipas interesit të tyre apo pronarëve. Ne vuanim shumë kur ishim në opozitë sepse presioni i Rektoratit ishte aq i madh sa nuk guxonin studentët. Reforma nuk është e vjetër ka nevojë për kolaudim. Besoj se një pjesë e madhe e vëmendjes së ministrisë dhe Dekanatit, duhet të shkojë për të përmirësuar këtë raport të deformuar me studentët.

BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.