Kryesore

Temperaturat ulen në -4°C, ja si pritet të jetë moti

08:12 - 06.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Do të mbetemi në ndikimin e motit të qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të lehta prezente në të gjithë territorin.




Më të dukshme, vranësirat paraqiten në zonat Jugore- Juglindore. Pasditja dhe nata vijojnë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa rrezikuar shira.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale, ku mëngjesi do të shënojë -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ngjisë termometrin 18°C në bregdet.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 ballë.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.