Show-Bizz

Bashkëshorti e tradhton? Kylie Jenner thyen heshtjen

15:52 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prej disa ditësh në mediat rozë qakullon lajmi se Travis Scott tradhtoi miliarderen Kylie Jenner. Një foto e reperit duke përqafuar një grua bëri xhiron e botës. Dhe kjo e ka shqetësuar shumë manjaten e kozmetikës.




21-vjeçarja në një postim në Instagram i hodhi poshtë raportimet për tradhtinë e babait të vajzës së saj. Ndërsa u shpreh se lidhja e saj është e fortë.

“I rremë. Nuk e di nëse ky është një eksperiment i mediave për të bërë kuriozë njerëzit, por ju po ngatërroheni me njerëz realë, me familje. Unë jam e lumtur që lidhja ime është shumë e fortë. Interneti ma shpif ndonjëherë,”-shkruajti ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.