SHËNDET

Çfarë nuk duhet të bëni nëse keni stomakun bosh

12:28 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo që bëjmë para se të ushqehemi ndikon shumë në shëndetin tonë, e besoni ose jo. Nëse jeni me stomakun bosh nuk duhet kurrësesi të bëni veprimet e mëposhtme.




Të pish kafe

Të pish kafe pasi ke shmangur një vakt mund të sjellë mangësi të serotoninës, kjo mund të të bëjë të ndjehesh keq gjatë gjithë ditës. Kafeja pa kafeinë, gjithashtu mund të sjellë probleme si djegie të stomakut ose një mori problemesh të tjera. Nëse dëshiron të pish patjetër kafe mund ta kombinosh me qumësht ose ajkë qumështi, kështu do të jetë edhe më e lëhtë për stomakun.

Të diskutosh

Mos diskuto kurrë, nëse e ke stomakun bosh. Uria na heq qetësinë, sepse trupi ynë ka nevojë për energji në mënyrë që të ruajë kontrollin. Kur stomaku është bosh, kjo energji nuk ka se si të krijohet kështu që diskutimet mund të përfundojnë keq.

Të hash çimçakiz

Kur përtyp çimçakiz, trupi prodhon acid tretës, për fat të keq në stomak nuk ka asgjë për të tretur. Në rastin në fjalë duke qenë se në stomak nuk ka asgjë për t’u tretur acidi fillon të konsumojë membranën mbështjellëse të stomakut.

Të pish lëng agrumesh

Mendohu dy herë para se të pish lëng agrumesh, si limonatë ose lëng portokalli. Fibrat rezistente si dhe sasia e shtuar e përbërjes acide mund të jenë shumë të rrezikshme për stomakun. Nëse vuan nga gastriti, ky veprim është totalisht i pakëshillueshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.