AKTUALITET

Hidhet shorti për KED-në, do të plotësojë Kushtetuesen me anëtarë

11:24 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është hedhur sot paradite në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë shorti i refuzuar nga presidenti Meta, për plotësimin e stafit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.




Pas shortit rezultoi se, nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja, ndërsa anëtar zëvendësues nuk ka; Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, ndërsa anëtar zëvendësues Medi Bici; Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, pa anëtar zëvendësues; Fationa Memçaj nga prokuroritë e Apelit, pa anëtar zëvendësues; Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit, ndërkohë që anëtar zëvendësues është Gurali Braimllari; si dhe Eriol Roshi nga gjykatat administrative, me anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Memën.

Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer kështu asaj funksionimin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.