Horoskopi

Horoskopi i datës 7 Dhjetor 2018

00:00 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare



Do të përpiqeni maksimalisht të stabilizoni jetën tuaj. Gjëja e parë për të cilën duhet të kujdeseni është karriera. Mos refuzoni disa ndryshime në jetën tuaj, nëse janë ndryshime të arsyeshme. Sa i përket jetës personale, rekomandohet të mos ndërhyni në atë çfarë po ndodh, pasi nuk do të mund ta ndalni dot.

Personat e kësaj shenje mund të ndihen në ankth për të ardhmen e tyre. Ka gjasa që shkak për këtë të jetë një bisedë me partnerin/partneren tuaj. Mos i merrni për bazë të gjitha lajmet negative që iu vijnë sot.

Bëni kujdes me ushqimin! Duhet të mbani nën kontroll peshën, pasi ka gjasa të përballeni me disa problem shëndetësore. Një tjetër çështje e rëndësishme për ju do të jetë edhe zgjedhja e një dhurate. Mendoni në mënyrë kreative, pasi do t’ju ndihmojë ta zgjidhni lehtësisht këtë.

Ka gjasa të merrni një lajm shumë të mirë nga një i afërmi juaj, që do t’ju gëzojë pamasë. Ndërsa pasdite nuk parashikohet të keni ndonjë plan për t’u argëtuar, duke rënë në monotoni. Nuk do të keni mundësi të takoheni me partnerin/partneren tuaj për shkak të axhendës së tij/saj të ngarkuar.

Do të përjetoni emocione shumë të këndshme sot. Ndoshta mund të merrni pjesë në një event, ku do të ketë plot të huaj. Mos humbisni mundësinë për të lidhur kontakte edhe me ndokënd që mund t’ju tërheqë. Çiftet e martuara do të kalojnë një mbrëmje mjaft romantike.

Mos hezitoni të ndërmerrni vendime të rëndësishme sot. Ekziston mundësia që të vendosni për të ardhmen e martesës apo lidhjes suaj romantike. Në mbrëmje mund t’ju dalë një faturë e papritur, e cila është mjaft e kushtueshme.

Do të jetë një ditë pa ndonjë rezultat të rëndësishëm. Madje, nuk do të ndiheni aq energjik sa duhet. Bëni çfarë të mundeni për të qenë në formë dhe kujdesuni sa më shumë për shëndetin. Mos harroni t’i qëndroni strikt një diete të balancuar.

Akrepat mund të shmangnin me sukses shumë probleme sot. Duke treguar largpamësi, mund të sigurojnë marrëveshje shumë të mira biznesi. Sa i përket anës shëndetësore, do të çliroheni nga një problem që vuani prej kohësh.

Disa Shigjetarë do të shqetësohen rreth asaj çfarë mund të mos ndodhë kurrë. Kjo është një qasje e gabuar, e cila mund t’ju rëndojë psikologjikisht. Në vend që të mos përfshiheni nga paniku pa arsye, mendoni pozitivisht dhe bëni plane sesi ta kaloni sa më këndshëm mbrëmjen.

Bricjapët mund të gjejnë një hobi të ri. Bëhet fjalë për diçka interesante, por shumë të shtrenjtë. Dita do të kalojë qetë dhe me energji pozitive. Prioritet do të jenë komunikimi dhe takimi me miqtë.

Do të kaloni një të premte shumë të këndshme, por do të ndjeni mungesën e mikut/mikes suaj të ngushtë. Mos u shqetësoni dhe mos u ndjeni të ofenduar meqë ai/ajo nuk ka përmbushur premtimin. Në mbrëmje ju rekomandohet të shkoni në një vend, ku ju lidhin kujtime të shumta.

Rrezikoni të përfshiheni nga rutina dhe të mos gjeni kohën e duhur për t’u relaksuar. Gjatë ditës do të keni nevojë për ndihmë dhe mos hezitoni ta kërkoni atë. Ndërsa në darkë dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj dhe për këtë arsye do të anuloni planet për sot.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *