Horoskopi

Këto shenja të Horoskopit mendojnë se janë gjithmonë më të mirët!

12:17 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Demi




Personat e kësaj shenje janë shumë kokfortë dhe nuk e pranojnë kurrë gabimin . Natyra e demit e do dijen dhe e sheh atë si pushtet. Ata e përdorin dijen si një mjet për t’u prezantuar me botën, duke supozuar se askush nuk di më shumë se ta. Inteligjenca është pasaporta e tyre,ndërsa  arroganca dhe sjellja e pahijshme është ajo që i dallon në turmë.

Luani

Luani përfaqëson dritën e zodiakut. Të  lindurit në shenjën e Luanit kanë personalitet shumë elegant. Nëse hyn në një dialog  me një Luan, nuk do të kesh një bisedë miqësore, por një debat. Luanët janë shumë të duruar, sepse duan që gjithnjë të arrijnë atë që duan, ndaj dhe në debate janë ata që duan ta kenë gjithnjë fjalën e fundit.

Virgjëresha

Nëse fillon debat me një Virgjëreshë, bëj gjënë e duhur dhe largohu. Asaj i pëlqen të flasë shumë dhe rrallë largohet nga këndvështirmet e saj. Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë shumë krenarë, ata preferojnë të flasin në vend që të dëgjojnë. Virgjëresha është perfeksioniste dhe perfeksionizmin e gjen në konceptin e arsyes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.