Kryesore

Ndahet nga jeta gazetarja e kronikës, kolegët: Luftove fort me atë sëmundje të mallkuar!

08:55 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarja e njohur e kronikës, Sonila Mesareja, është ndarë sot nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Lajmi është publikuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.




Ndërsa të shumta kanë qenë ngushëllimet nga miqtë, kolegët e saj dhe të afërmit. Dhimbja dhe trishtimi i ka mbërthyer të gjithë.

Kolegia e saj, Eglantina Alliaj shkruan mes dhimbjes: “Mikja ime, me trondite dhe me lendove kete mengjes me ikjen tende nga kjo jete! Ti luftove fort me ate semundje te mallkuar, luftove fort per vite te tera, dhe duke te njohur ty, shpresoja qe do ja dilje…por nuk ja dole dot! Nje kolege dhe gazetare e shkelqyer, nje mike shume e shtrenjte per mua! Te qofte dheu i lehte Sonila Mesareja”!

Ndërsa Fatos Mahmutaj shkruan: “Sapo lexova nje lajm te trishte. Nje njeri i mire, nga ato qe lene gjurme te pashlyera kudo nuk jeton me. Mikja ime e shkolles dhe me pas kolegia e mire ne gazetari Sonila Mesareja (Caka) eshte larguar nga kjo jete. Me vjen tmerresisht keq per kete humbje, por ne miqte e vjeter do te kujtojme gjithmone ate Sonile te qeshur, energjike dhe optimiste. I qofte i lehte dheu!”

UNIONI I GAZETARËVE

“Pas nje semundjeje te rende, sot ndahet nga jeta gazetarja Sonila Mesareja. Kolegia Mesareja per vite punoi si reportere e Kronikës në disa redaksi të shtypit të shkruar dhe në shumë projekte që synuan një gazetari cilësore. Sonila ishte kolege e dashur, model i këmbëngulëses dhe një profesioniste që modestine e kishte virtyt, ndërsa kurajon dhe durimin i mbartte si vlera njerëzore që i shtonin besimin tek lexuesi dhe komuniteti i gazetarëve.
Ajo sherbeu në redaksitë e shtypit të shkruar si profesioniste e heshtur dhe me kujdesin për të ruajtur vlerat dhe cilësite e larta njerëzore, duke fituar respekt e miqësi të të gjithë stafeve e kolegëve me të cilët punoi.

Ndarja nga jeta e Soniles le hapur dhimbjen e ikjes së parakohshme dhe kujtimin e vyer të një kolegeje që nuk do të harrohet kurrë. Sonila ishte ndër nismëtaret e organizimeve themeluese të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe një kolege që nuk nguroi asnjëhere së qeni pjesë e nismave dhe reagimeve rregulluese në jetën tonë profesionale. U prehsh ne paqe kolegia jone e dashur! E paharruar do të jesh për gjithë ne anetaret e Unonit të Gazetarëve Shqiptare dhe komunitetin e gjerë të gazetarëve! Ngushëllime familjes!”, shkruan Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Gazeta Shqiptare i shpreh ngushëllimet familjarëve te gazetares, Sonila Mesareja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.