LIFE STYLE

Nuk i tha kurrë “jo” të shoqes, historia e dashurisë së Barbara dhe George H.W Bush

10:37 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare

George H.W Bush ndërroi jetë të premten e kaluar në moshën 94- vjeçare, vetëm pak muaj pas ndarjes nga jeta të të shoqes Barbara Bush në prill të këtij viti.



Dy ditë më parë, në një intervistë për “60 Minutes” djali i çiftit, ish- presidenti amerikan George H. W. Bush ka sjellë në vmendje disa detaje rreth martesës 73- vjeçare të prindërve të tij.

Sipas djalit të tyre 72- vjeçarit George W. Bush, martesa e prindërve të tij ishte një histori e vërtetë dashurie dhe se Barbara në gjithë jetën e saj nuk kishte dashuruar as puthur asnjëherë asnjë burrë veç të shoqit.

Në intervistën e saj të fundit përpara se të ndërronte jetë, Barbara Bush tregoi se sekreti i jetëgjatësisë së martesës së saj kishte qenë 1 dhe vetëm 1. George H. W Bush nuk i kishte thënë asnjëherë asaj “jo”.

Ndërkohë George W. Bush ka folur për fëmijërinë e tij dhe është ndalur tek figura e të atit të cilin e ka cilësuar si një njeri me karakter të kulluar dhe si babain që çdo vajzë apo djalë do të dëshironte.

Barbara dhe George H. W. Bush u njohën gjatë një feste në Round Hill Country Club në Greenwich Conneticut, kohë kur Barbara ishte vetëm 16- vjeç. Ata u dashuruan dhe 18 muaj më vonë i dhanë njëri- tjetrit fjalën për dashuri të përjetshme.

Letra që George i dërgoi Barbara- s vetëm pak përpara se të fejoheshin ciësohet sot si një ndër letrat më të dukura të dshurisë të shkruara ndonjëherë.

“Kjo duhet të jetë një letër shumë e thjeshtë për t’u shkruar, fjalët duhet të vijnë kollaj dhe duhet të jetë e lehtë për mua të të tregoj se sa dëshpërimisht i lumtur isha kur hapa letrën dhe lexova shpalljen e fejesës tonë, por nuk mundem të t’i tregoj të gjitha këto në një letër siç do të kisha dëshirë. Të dua, e çmuar, me gjithë zemrën time dhe dua të dish se dashuria jote për mua është e gjithë jeta ime. Sa shpesh kam menduar për të pamatshmen që një ditë do të jetë e jona. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ti…”

Ata patën 6 fëmijë, mes tyre më i madhi ishte ish- presidenti George W. Bush.

Martesa e George dhe Barbara Bush është më afatgjata në historinë e martesave presidenciale të SHBA- së.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *