SPORT

Shehi hedh dorashkën e sfidës: Skënderbeu im është për titull

08:54 - 07.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Orges Shehi kërkon të fitojë me Kukësin dhe të përfitojë nga ndonjë hap i mundshëm fals i Partizanit në Durrës. Tekniku durrsak i Skënderbeut e di mjaft mirë se ndaj skuadrës së Cungut do të jetë një përballje e vështirë, por beson se të tijtë do ta kalojnë me sukses këtë sfidë dhe do të rikthehen te fitorja. Sulmuesi Krasniqi dhe Marko Radas nuk do të jenë për lojë, ndërsa tashmë që korçarët janë 4 pikë poshtë Partizanit, që është edhe rivali i tyre kryesor për titullin kampion, trajneri Orges Shehi ka pohuar: “Është përballje mes rivalëve, madje ka shumë vite që Kukësi është një nga rivalët tanë kryesore.




Kërkon vlerësim maksimal për pozitat dhe situatën ku jemi. Vijmë pas një ndeshjeje me një rezultat jo të mirë, por me një lojë të mirë. Kjo na bën optimistë që të japim më të mirën dhe të dalim me maksimumin nga fusha e lojës”, – tha trajneri Shehi për “Supersport”.

Pavarësisht mungesave të titullarëve të deklaruara tashmë, trajneri Shehi ka besim te pjesa e skuadrës që është gati. “Radas ka plotësuar numrin e kartonëve, por edhe Krasniqi nuk është stërvitur me skuadrën. Por, edhe lojtarët që do të luajnë, do të bëjnë më të mirën. Personalisht unë dhe stafi jemi të kënaqur për punën që bëjmë, lojtarët që nga 5 korriku e deri më sot kanë shfaqur rritje, po luajmë futboll, shkojmë te zona e kundërshtarit dhe realisht jam i kënaqur për gjendjen e lojtarëve”. Për Shehin, 4 pikë larg Partizanit nuk janë pak.

“Kampionati është i gjatë, janë edhe shumë ndeshje. Mendoj se do të jetë garë shumë e fortë, pasi janë edhe ekipe që janë poshtë nesh që po ngrihen, ndaj edhe gara nuk është përcaktuar ende, ndaj parashikoj një kampionat shumë të fortë”, – tha trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, në prag të sfidës me Kukësin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.