BLUETOOTH

Largohet nga “Tring”, moderatori i njohur zhvendoset në “Klan” me një tjetër mision

18:00 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë jemi mësuar ta shohim në “Tring”, por tani jo më. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, moderatori i njohur Xhani Shqerra ka zbuluar “shtëpinë” e re. Pas largimit nga “Tring”, moderatori ka vendosur që të zhvendoset në “Klan Plus”, për të prezantuar emisionin “Bel Mondo”, i cili nis transmetimin më 15 dhjetor. Ai shprehet entuziast për detyrën e re dhe premton se do të tregojë një tjetër dimension. “Ju premtova dimensione të reja dhe e mbajta fjalën. Kjo sepse komunikimi me të gjithë ju, për të bukurën, nuk është vetëm një mision për mua, por një filozofi jete.




Nëse kthej kokën pas, kujtoj me shumë respekt familjen e fisshme të ‘Tring’, e cila më hapi dyert e më mësoi të besoj tek idetë e pasioni im. Sot jam gati për të marrë disa përgjegjësi më të mëdha e për të vazhduar këtë mision në një familje të re, por me themele të forta, vlerat e së cilës janë një pasuri kombëtare. Për të informuar, komunikuar, kulturuar dhe zbavitur nga shqiptarët për shqiptarët, në ‘Klan’. Shihemi në ‘Klan Plus’, Bekime”, – shkruan krahas postimit Xhani Shqerra. Prej disa vitesh Xhani moderoi së bashku me Brunilda Lahen emisionin “Living”, i cili transmetohej në “Tring”. Suksese të mëtejshme Xhani, të shohim ç’surpriza na rezervon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.