BLUETOOTH

Ndodhi ajo që pritej! Klaudia Pepa takohet me Albi Nakon dhe Alba Hoxhën. Ja ç’ka ndodhur

18:00 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Historia e Albi Nakos dhe Klaudia Pepës është pa dyshim një nga historitë e dashurisë më të përfolura në “showbiz”-in shqiptar. Edhe pse prej më shumë se një viti kanë konfirmuar ndarjen, ata kanë treguar se vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie miqësore me njëri– tjetrin. E kthyer në Shqipëri për prezantimin e “Kënga Magjike” krah Ardit Gjebreas dhe Bora Zemanit, balerina e famshme ka rrëfyer edhe ritakimin me ish–bashkëshortin e saj. E pyetur nga “Thumb” nëse janë takuar me Albin dhe si kanë reaguar Klaudia tha: “Para ca ditësh ai ishte me grupin e baletit me Albën.




Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi, edhe Alba dhe u treguan shumë të mirë e të dashur. Edhe unë gjithashtu i putha e i përqafova”. Pas këtyre fjalëve të Klaudias verifikohet më bindshëm lidhja e Albës me Albin, edhe pse këta dy të fundit s’e kanë pranuar asnjëherë. Të shohim ç’detaje të tjera “prapa kuintave” do shfaqen për ta vërtetuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.