BLUETOOTH

Shpërthejnë në lot shqiptaret! Dua Lipa dhe Bebe Rexha nominohen për çmimet “Grammy”

13:17 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më në fund Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë bërë realitet ëndrrën e çdo këngëtari. Ato janë nominuar në “The Grammy Awards”, çmimet më prestigjioze të muzikës. Të dyja këngëtaret me origjinë shqiptare janë nominuar në kategorinë “Best New Arstist” (Artisti i Ri më i Mirë), së bashku me Chloe x Halle, Luke Combs, Greta Van Fleet, H.E.R, Margo Price dhe Jorja Smith. Çmimi “Best New Artist” i referohet çdokujt që me projekte të ndryshme ka ndikuar jashtëzakonisht në peizazhin muzikor. Përveç kësaj, Dua është nominuar edhe në kategorinë “Dance/Electronic Music” në këngën “Electricity”. Për këdo që nuk e di, Dua ishe pjesë e këngës “Electricity” të projektit “Silk City”, i cili u krijua nga DJ dhe producenti amerikan, Diplo në bashkëpunim me këngëtarin, tekstshkruesin dhe DJ britanik, Mark Ronson.




 

“Silk City”, projekt dhe turne që përfshin këngë të albumeve “Silk City” dhe “Cowboys and Casanovas”, është ndër të tjera një formë homazhi për të gjitha qytetet e mëdha të muzikës ‘dance’, si Londër, Paris, Detroit, Çikago, Nju Jork etj. dhe është quajtur kështu duke iu referuar lokalit në Filadelfia, ku Diplo nisi karrierën si DJ rreth 20 vite më parë. Një ngjarje e tillë është shoqëruar me emocione të forta te këngëtaret, që siç mund ta shihni në video, kanë shpërthyer në lot. Ceremonia e 61-të e “Grammy Music Awards” do të mbahet më 10 shkurt 2019, në Staples Center në Los Angeles. Çdo ditë e më shumë na bëjnë krenarë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.