BLUETOOTH

“Si e bija e dikujt që kaloi 25 vite në burgje”, ja pse Jona Spahiu mbështet protestën e studentëve

18:00 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vijojnë ende protestat në vend nga një numër i madh studentësh prej disa ditësh në kryeqytet, duke shtruar një sërë kërkesash për Ministrinë e Arsimit. Protesta ka marrë përmasa të mëdha dhe i janë bashkuar edhe studentët nga rrethet. Një prej personazheve publikë që ka shprehur mbështetjen e saj për studentët është edhe Jona Spahiu. Moderatorja ka zgjedhur “Instagramin” për të bërë të ditur qëndrimin e saj.




Ajo ka postuar një foto ku shfaqet një numër i madh studentësh të fotografuar nga lart. Në krah të fotos, Jona ka treguar për herë të parë se i ati ka kaluar 24 vite në burg, në kërkim të së drejtës dhe është shprehur se mbështet studentët dhe se kjo protestë është gjëja më shpresëdhënëse që ka parë. “Si një qytetare e këtij vendi, si një studente e dalë nga fakultetet monopol, si e bija e një njeriu që kaloi 24 vitet e jetës së tij në burgjet komuniste në kërkim të së drejtës… Kjo është gjëja më shpresëdhënëse që më kanë zënë sytë”, – ka shkruar ajo. Protestës i janë bashkuar edhe një numër i madh personazhesh publikë si Gentian Zenelaj, Florian Binaj, Robert Aliaj, Blendi Fevziu, Roza Lati etj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.