Kronikë

Terrorizuan Durrësin me vjedhje banesash, shkatërrohet grupi i hajdutëve adoleshentë

20:33 - 08.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të shtunë 2 të rinj ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një tjetër, të akuzuar për vjedhjen e një sërë banesazh në zonën e qytetit bregdetar.




Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe tre të rinj të tjerë, për të njëjtën akuzë.

Në kuadër të finalizimit të operacionit të koduar “Shëtitësit”, janë vënë në pranga E.Z,  19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, dhe A. D,  19 vjeç, banues në Durrës, që të dy të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë  J. P,  17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre:

-E. P,  17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja “;

-E. Sh,   19 vjeç,  banues në Durrës;

-A. V,  17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë  për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimi i kryer, ka rezultuar se ky grup adoleshentësh janë autorë të 22 vjedhjeve me thyerje banesash dhe lokalesh.

Nga ana tjetër, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një automjet tip Alfa Romeo;

• dy maska të zeza;

• mjetet e perdorura në kryerjen e veprave penale si: dy leva të gjata, sopatë; doreza

• 38 paketa si dhe dy steka cigare të markave të ndryshme;

• një aparat telefoni celular

Vjedhjet e kryera

• Më datë 08.12.2018, në lagjen nr .12 Durrës dyshohet se  pasi kanë hyrë të maskuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.K.
 
• Më datë 08.12.2018, në Katund – Sukth, Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit  E.K, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.
 
• Më datë 08.12.2018, në Mbikalimin e Fllakës dyshohet se kanë vjedhur kioskën  e shtetasit  P.N, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.
 
• Më  datë 07.12.2018, në lagjen nr .8 dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit Ë.L, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.
 
• Më datë 04.12.2018, ne lagjen nr .6 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kioskën e shtetases L. P.
 
•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr. 13 Plazh dyshohet se kanë vjedhur banesën  në pronësi të shtetases P.M,  ku kanë marrë  oriendi shtëpiake.
 
•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr.13 Plazh dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit E.D,  ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.
 
• Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.13, Plazh  dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç.
 
 •Më datë 03.12.2018, gjatë natës në Manëz dyshohet  se kanë  vjedhur kioskën e shtetasit A.D, ku kanë marrë paketa të markave të ndryshme.
 
•Më datë 02.12.2018, gjatë natës në Shkallnur, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje  dyqanin në pronësi të shtetasit S.A, ku kanë marë xhiron ditore.
 
•Më datë 30.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 11, Durrës dyshohet se kanë  vjedhur me thyerje kioskën e gazetave  në pronësi të shtetasit V.R, ku kanë marrë disa steka cigare të llojeve të ndryshme.
 
• Më datë 29.11.2018, në Sukth Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.M. ku kanë marrë  buzhuteri.
 
•Më datë 26.11.2018, gjat natës në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetases H.Sh. ku kanë marrë vegla pune.
 
• Më datë 24.11.2018 gjatë natës, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
 
•Më datë 16.11.2018, gjatë natës në lagjen nr .13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Italian P. G, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
 
•Më datë 12.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1 , Durrës,  dyshohen se kanë vjedhur me thyerje banesën në pronësi të shtetasit A.M,ku kanë marrë oriendi shtëpiake.
 
• Më datë 10.11.2018, gjatë natës  në Sektorin “Rinia’, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit K.V.
 
•Më datë 08.11.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit M.D, ku kanë marrë bizhuteri.
 
•Më datë 06.11.2018, në Shkallnur dyshohet se kanë tentuar të vjedhin  banesën e shtetasit H.Sh.
 
• Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 14/1 Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit G.K, ku kanë marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
 
•Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur   me thyerje banesën e shtetasit  A.E, ku kanë marrë rroba dhe vlera monetare.
 
•.Më datë 03.11.2018, në Rrushbull, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit H.L, ku kanë marrë vegla pune.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.