Nostalgji

Nostalgji/ Blendi dhe Henri në garë për doren e Çilit. Greta, 19-vjeçarja pronare e një radioje

16:00 - 09.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Blendi dhe Henri në garë për doren e Çilit. Greta, 19-vjeçarja pronare e një radioje




Blendi dhe Henri në garë për doren e Çilit
Ajo është kudo e ftuar dhe po aq e mirëpritur. Tërheq absolutisht vëmendjen e të gjithëve dhe është një nga personazhet më të pranishëm në media dhe shtypin rozë. Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka qenë një nga të ftuarat e Fevziut, ndërsa në foto duket se ai dhe analisti Henri Çili janë në garë se kush të takojë më parë atë. Por, Çili e cila i di mirë rregullat e mirësjelljes, andaj edhe ka takuar më parë të zotin e mbrëmjes.

Greta, 19-vjeçarja pronare e një radioje
Këngëtarja simpatike Greta Koçi, do të vijë këtë herë në faqet e “Bluetooth” si një bizneswoman në fushën e medias. Është rasti i parë dhe i vetëm në tregun mediatik, por dhe në atë muzikor, që një këngëtare në moshën 19-vjeçare, të derdhë kursimet e saj për krijimin e një biznesi mediatik. Këshilli kombëtar i radios dhe televizionit, i dha ‘OK’ projektit të këngëtares Koçi dhe me vendimin e tij Nr.54 të datës 28/07/2010, i dha këngëtares së suksesshme licencën duke e autorizuar të funksionojë në fushën operatore radiofonike, përmes transmetimeve tokësore analoge. Greta Koçi, e ka emërtuar shoqërinë e saj “G.M.Radio.Shpk”.
Radio aktualisht është duke kaluar fazën përfundimtare të testeve teknike. Stafi teknik dhe ai gazetaresk përbëhet nga emra të njohur në mediat shqiptare. Struktura programore e kësaj radioje është ndërtuar në mënyrë të atillë, sa mendohet të kapë audiencë të plotë për qytetin e Tiranës në një periudhë shumë të shkurtër. Brenda një kohe rekord kjo radio do të jetë edhe në transmetim satelitor. Këngëtarja Greta Koçi së shpejti do të nxjerrë në treg edhe një gazetë artistike periodike, prezantimi i së cilës do të bëhet në ditët në vijim. Ndërkaq këngëtarja e mirënjohur nuk është duke lënë për asnjë moment pas dore koncertet, pasi siç ju bëmë me dije dhe një javë më parë ditët e fundit të shtatorit ajo do të udhëtojë drejt Amerikës, ku do të mbajë një turne së bashku me këngëtarin Labinot Tahiri.

Ky shkrim u botua më 4 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.