POLITIKË

A do jetë Lleshaj pjesë e PS? Ministri: S’bëj plane të gjata

21:43 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshaj, emërimi i të cilit solli debate dhe përplasje mes Presidencës dhe Kryeministrisë është bërë sot pjesë e emisionit ‘A Show’ në ‘News24’. Në një intervistë përballë Adi Krastës, Lleshaj foli për detyrën e tij të re, si dhe risitë që pritet të ketë Policia e Shtetit.




INTERVISTA

Krasta: Më bëri përshtypje që në syzen tuaj të majtë nga publiku ishte një gjë që ngjante si një pikë ujë, deri tek një pikë loti. Por nuk ishte asnjë prej tyre.
Lleshaj: Nuk është asnjëherë nga këto. Sepse loti nuk shkon nga lartë, bie nga poshtë. Është një defekt i syzes, që nuk justifikon zëvendësimin e saj.

Krasta: Pozicioni i ministrit të Brendshëm zoti Lleshaj mund të konsiderohet si pika më e lartë e pozicionimit tuaj në shërbimin publik. A keni pasur një dëshirë të brendshme për të mos ta kundërshtuar në asnjë mënyrë?
Lleshaj: Jo nuk kam pasur dëshirë, nuk ka qenë karriera ime. Po të kishte qenë kjo karriera ime, do isha futur në këtë linjë që mbërrihet këtu. Karriera ime ka qenë ushtarake dhe e kam arritur majën e saj, kështu që kjo është një opsion.

Krasta: Në Amerikë psh për sekretarët e Shteteve thuhet se; unë punoj për kënaqësi të presidentit. Ju punoni për kënaqësi të interesit të kryeministrit.
Lleshaj: Patjetër. Si ministër është e vetëkuptueshme.

Krasta: Nuk ju dobëson fakti se nuk jeni një njeri politik?
Lleshaj: Nuk besoj për arsye se mungesën e një profili politik e kompensojë me profilin profesional. Kjo e kompenson. Çfarë kuptojmë me politikë?!

Krasta: Që të jeni pjesë e radhëve e PS, të forumeve politike, të votohen.
Lleshaj: Mbështetjen e Partisë Socialiste e kam marrë përmes grupit parlamentar që ka votuar unanimisht për mua. Këtë mbështetje e kam.

Krasta: Keni ju një plan që pas mbarimit të këtij mandati, ju të filloni ‘një jetë politike të hapur’ tek PS?
Lleshaj: Përgjithësisht nuk bëj plane të gjata personale. Mundohem të bëj plane të gjata institucionale, për institucionin ku unë punoj, që të jem sa më strategjik dhe larg pamës. në aspektin personal, preferoj që mos të bëjë plane të gjata. ia lë shumë gjera një force tjetër, që besoj se na guidon në jetën tonë. Si bëj këto planet personale të madhe.

Krasta: Në fjalimin tuaj të parë si ministër i Brendshëm,. ju flisnit për nderin. më bëri përshtypje, nuk flisnit për ligjshmërinë, për të drejtat e njeriut. Ju e bëtë fjalimin tuaj si oficer i lartë dhe jo si njeri që do të kishte të bënte me qytetarin në jetën e tij të përditshme. ishte ky një qëllim mini ushtarak, apo një mini lapsus?
Lleshaj: As lapsus. Ishte i qëllimshëm. Kam konstatuar se nga diskursi ynë publik janë zhdukur disa terma fondamentale për të na mbajtur bashkë ne si shoqëri, si komb. Po ta ndjekësh fjalorin publik të personazheve publike, nocioni i ‘nderit, Atdheut, detyrës’ janë të papranishme.

Krasta: Mund t’ju kishin akuzuar kritikët tuaj se këto janë nocione ‘patetike, retorike dhe s’kanë lidhje me mënyrën se si është organizuar jeta ligj zbatuese’….
Lleshaj: Sigurisht që mund të akuzohem. Unë atë ditë citova një gjeneral që kam përzemër, gjeneral MacArthur, i cili i ka përdorur këto terma në jetën e tij dhe në një fjalim të famshëm të tij. Mendoj se këto nuk janë retorikë. Por edhe nëse është retorikë. Nuk mund të braktisim nga fjalori koncepte themelore që na duhen. S’mund ta ndërtojmë jetën përmes klauzolave ligjore me njëri-tjetrin. Ne kemi një milionë gjëra të tjera që janë të ligjshme dhe që mund të nxijnë jetën.

Krasta: Ligji për Policinë e Shtetit dhe funksiononim e Ministrinë e së Brendshme është ligj fondamental dhe ka gjetur mbështetjen e të gjitha palëve. Është e vërtetë që keni çuar në Kuvend një pr/ligj për ‘Riorganizimin e Policisë së Shtetit’.
Lleshaj: Nuk është për riorganizimin, por për disa ndryshime në ligjin ekzistues. Është e vërtetë. E kemi çuar para ca ditësh. Qeveria ka miratuar një propozim të ministri të Brendshëm dhe e ka çuar për aprovim në Kuvend, ku janë disa ndryshime të vogla të cilat synojnë të kenë efekte të mëdha.

Krasta: Fjala bie që oficer ushtrie të punojnë si drejtues në Policinë e Shtetit. Është njëri nga ndryshimet e sugjeruara?
Lleshaj: Një nga ndryshimet e sugjeruara është hapja e një kanali përmes të cilit ushtarakët e FA-ve mund të hyjnë në Policinë e Shtetit për nevoja të veçanta.

Krasta: PAMECA dhe organizata tjetër ICIDAP ka qenë kundër këtij sugjerimi.
Lleshaj; Se di që ka qenë kundër

Krasta: Por se dini që ka qenë dhe pro
Lleshaj: Jo se di.

Krasta: Mund të kalojë një oficer xhenier dhe të merret me radio-lokacionin? A nuk është anormale që një oficer të punojë në polici?!
Lleshaj: Policia ka nevojë për shumë specialitete që nuk i prodhon vetë. Akademia e Sigurisë, nuk i prodhon. Ajo prodhon një standard të një oficeri policie me njohuri bazike. Është një standard bazik, por policia ka nevojë për kategori të gjerë profesionesh që nuk i prodhon vetë.

Krasta: Mendoni se do ju kthehet kundër ky pr/ligj? në kuptimin popullor mund t’ju hapë një telash…
Lleshaj: Mendoj se qytetarët e këtij vendi do jenë mbështes për këtë. Pasi ky pr/ligj ka si qëllim që të plotësojë mangësitë, të cilat nuk mund të zëvendësohet në asnjë mënyrë tjetër.

Krasta: Po të mos kishit qenë ushtarak, duke ardhur nga jeta partiake, do ju kishte shkuar në mendje? Në fakt kjo është sugjestive, e kapa dhe unë (qesh)..
Lleshaj: Ju përmendët shembullin e një xhenieri. Policia merret edhe me rastet e eksplozive, është një kategori rreziqesh, por që duhet t’i njohë ato. Po ku ta gjejë një xhenier?

Krasta: Më falni, po pse nuk është bërë deri tani?!
Lleshaj: Nuk kam ndërmend që t’i përgjigjem asnjë të së shkuarës. këto janë gjera, që s’janë bërë. Ose dhe janë bërë. Xhenierët që kemi sot janë të ardhur nga ushtria. Kemi me qindra oficerë policie…

Krasta: Ju e mbështesni këtë projektligj për të kooptuar njerëz nga ushtria, në polici…
Lleshaj: Të kooptojmë ata që policia nuk i ka.

Krasta: Jemi të detyruar që t’i kthehemi të kaluarës. Si ka qenë ndërrimi i pozicioneve midis jush dhe ish-ministrit të Brendshëm?
Lleshaj: Një kalim normal me shembim të ideve dhe lënien e disa mesazheve. Shkëmbimi i detyrës është bërë shumë normal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.