POLITIKË

Balla për ngritjen e KLP-KLGJ: Kjo javë është vendimtare për reformën në drejtësi

20:53 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla thotë se kjo javë është vendimtare për krijimin e një gjyqësori të pavarur.




Balla thumbon opozitën duke u shprehur se “Kush mendon se mund ta pengojë, e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.”

Postimi i plotë

Kjo javë është vendimtare, Në rrugën e krijimit të një gjyqësori të pavarur, të përgjegjshëm dhe profesional, tërësisht në dobinë e qytetarëve shqiptarë.

Kush mendon se mund ta pengojë, e ka shumë gabim. Prandaj të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë duhet të garantojnë një proces të lirë dhe transparent zgjedhor për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Shqipëria evropiane me drejtësi të pavarur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.