SPORT

Berisha e Gjimshiti fluturojnë, Veseli fiton

14:32 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me Etrit Berishën në portë dhe Berat Gjimshitin që nuk ishte as në stol, Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme brenda në Dacia Arena përballë Udineses me rezultatin 1-3. Duvan Zapata ishte heroi i miqve, ish-lojtari i bardhezinjëve nga Friuli ishte autori i të tre golave për Atalantën që me këtë sukses u ngjit përkohësisht në vendin e 6-të të renditjes, ndërkohë që Etrit Berisha bëri një paraqitje shumë të mirë dhe nuk kishte asnjë lloj përgjegjësie në barazimin provizor të Udineses që mban firmën e Lassagnas në minutën e 12-të.




Me Frederik Veselin titullar dhe që u ndëshkua edhe me karton të verdhë Empoli vazhdoi serinë e rezultateve pozitive duke mposhtur 2-1 Bolognan në shtëpi. Filipo Inzaghi tashmë rrezikon ndjeshëm shkarkimin nga stoli kuqeblu ndërkohë që Beppe Iachini në 4 javë me Empolin ka grumbulluar 10 pikë duke bërë mrekullinë pasi në 11 javë me Andreazzoli në stol skuadra toskane grumbulloi vetëm 6 pikë. Në suksesin e Empolit realizuan dy sulmuesit Caputo dhe La Gumina ndërsa për Bolognan barazoi provizorisht Andrea Poli. Përfundoi në barazim 1-1 ndërkohë sfida tjetër e orës 15:00 mes Parmës dhe Chievos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.