SPORT

Dy mjekë nën hetim për vdekjen e Davide Astori

16:33 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy mjekë të strukturave publike sanitare në qytetet Firence e Cagliari janë vënë në hetim të akuzuar për vrasje të qëllimshme në vdekjen e kapitenit të skuadrës së Fiorentinës Davide Astori.




Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firenzes dokumentohen raportet mjekësore të firmosura nga ata e që vlerësojnë aftësinë fizike të sportistit për të kryer aktivitet sportiv.

Në analizimin  e dokumentave nga korriku i 2016 e deri në korrik të 2017, janë shfaqur disa probleme që janë tregues të rëndësishëm për të vlerësuar se zemra e ish kapitenit të Fiorentinës nuk funksiononte siç duhej.

Elektrokardiogramët kishin evidentuar dy zile alarmi se zemra e tij nuk po funksiononte sic duhet.

Davide Astori u nda nga jeta në moshën 30 vjeçare në gjumë në një hotel të Udines në prag të ndeshjes së kampionatit Udine-Fiorentina. Astori ishte i martuar dhe kishte një vajzë 2 vjeçe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.