Kryesore

E vuri zëvendësministër dhe i “nxiu jetën”, Rama: Taulant Muka, një larvë politike 

15:10 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ishte e papritur kur me firmën e kryeministrit Edi Rama, Taulant Muka, njeriu që denoncoi zëvendësministrin e Arsimit për plagjiaturë, do t’i zinte vendin.




Posti i marrë nuk zgjati shumë, pasi Muka dha dorëheqjen si zëvendësministër i Arsimit duke dhënë dhe detaje se çfarë bëhej brenda këtij institucioni.

Po ashtu ai demaskoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama ku ishte prezent në një mbledhje dhe zbuloi se sa rëndësi shefi i qeverisë i jepte rrjeteve sociale.

Por këtë të hënë teksa Rama kërkonte negociata me studentët Taulant Muka i komentoi duke i bërë një sfidë që kryeministri dhe ministrat të publikonin temat e diplomave.

Por nuk vonoi as përgjigjja e Ramës:  “Ai mund të jetë shkencëtar i zoti, por është larvë politike”.

Taulant Muka më erdhi me një grup pedagogësh, e priti Lindia Nikolla. Me tha që kam një grup pedagogësh me një djalë, ndërkohë që ky kishte lëshuar disa nga këto silurët. Erdhën në zyrën time, gra burra dhe një djalë nga Kosova. Këtë e nderova më shumë se ç’është e nderuar. Patjetër që unë kam marrë mandatin ta drejtoj, por ti në Zvicër nuk e bën dot. Kështu që hajde bëje këtu. Ti ai që akuzon këtë zëvendës ministër, do shkosh në vend të atij. Kjo është gjëja që propozoj, ju si grup merrni dhe bëheni këtë gjë. T’i hymë ne kësaj punë me pedagogë, me studentë që rrinë në lloto dhe me Monikën e Lulin që do ngrihen. Çfarë bëri, ditën e parë dua veturë me shofer. Po banjën pse nuk e kam në zyrë, po kjo po ajo. Babin e dua shofer të punësuar në Ministri. Unë se takova më, më çoi një mesazh i thash komuniko me drejtorin e kabinetit. Kaq është një larvë”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.