SHËNDET

Efektet antioksiduese të çajit të sherbelës

15:27 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sherebela ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese e anti-mikrobiale, por, gjithashtu, ndihmon në hapjen e oreksit. Për shkak të këtyre cilësive, çaji i sherbelës ka shumë veti shëndetësore. Antioksiduesit shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi dhe ndalojnë radikalet e lira që të sulmojnë indet qelizore, duke ndaluar në këtë mënyrë plakjen e parakohshme dhe rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskolare apo kancerogjene. Çaji i sherbelës është për këtë arsye një burim i fuqishëm me antioksidantë, që ndihmon për t’i mbajtur larg efektet shkatërruese të radikaleve të lira. Efektet antioksiduese të çajit të sherbelës mund të përmirësojnë funksionet jetësore të mëlçisë. Një studim tjetër i indeve qelizore zbuloi se ekstraktet e sherbelës parandalojnë shpenzimin e koenzimave të oksidimit, të cilat janë përbërës shumë të rëndësishëm në antioksidimin e mëlçisë me rreth 62%.




Problemet e menopauzës reduktohen nga çaji i sherbelës dhe ky zbulim erdhi nga një studim i publikuar në qershor të vitit 2011. Pjesëmarrësit në studim morën çdo ditë një suplement të gjethes së sherbelës për tetë javë. Rezultatet treguan një rënie të afsheve prej 64% brenda tetë javëve, me disa raste të eliminimit të plotë të afsheve. Simptoma të tjera të menopauzës duke përfshirë ato psikologjike dhe urinare gjithashtu u bënë objekt i përmirësimeve. Çaji i sherebelës mund të ndihmojë në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit. Çaji i sherebelës shkakton kontraktim të traktit urinar dhe këshillohet të mos përdoret tek gratë shtatzëna. Sasi të mëdha të sherbelës mund të shkaktojnë kriza, marrje mendsh dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Nëse vuani nga diabeti përdoreni vetëm me këshillimin e mjekut. Çaji i sherbelës është shumë i mirë për uljen e temperaturës dhe të ftohtët, për zbutjen e acarimit të fytit, dhimbjen e kokës si dhe për problemet e tretjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.