AKTUALITET

Fevziu: Amerikani fals i “Unazës së Re”

21:26 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ka gjithmonë një amerikan fals që luhet në këtë vend, e çojnë një herë të ARMO, një herë të paketimet një herë të rrugët”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme gazetari Blendi Fevziu. I ftuar në emisionin ‘A show’ në ‘News24’ përballë Adi Krastës, Fevziu komentoi skandalin e publikuar pak ditë më parë nga emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në lidhje me falsifikimet e kompanisë Dunwell Haberman, fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe.




Ai tha se gjithmonë përdoret një kompani fantazmë amerikane për të legjitimuar abuzimet. “Gjejnë një amerikan krunde, i paguajnë rrugën për të ardhur në Shqipëri, ndonjëherë edhe hotelin dhe ky amerikan paraqitet pastaj përpara mediave si shpëtimtar i situatave”, -tha Fevziu në ‘A show’. 42 milionë euro për lotin e parë të Unazës së Re, është sipas tij një shifër e ekzagjeruar, ndërsa shton se qeveria duhet të bëjë transparencë patjetër çfarë po ndodh me këtë investim.

Duke u ndalur tek falsifikimi i provuar i letrës së Sekretarit të Shtetit të Delaware, në procesin për tenderin Unazës së re, Fevziu pohoi se tashmë kjo është një çështje që nuk i takon vetëm drejtësisë shqiptare, por edhe drejtësisë amerikane. “Unë besoj se do të hetohet jo vetëm në Shqipëri por edhe në SHBA”, -tha Fevziu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.