BOTA

“Jelekverdhët” mposhtin Macron, 4 vendimet e rëndësishme

22:30 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu drejtua popullit francez mbrëmjen e sotme pas protestave masive të realizuara gjatë katër javëve të fundit.




Në fjalimin 13 minutësh, Macron bëri me dijet katër vendimet e tij më të rëndësishme:

1. Rritjen e pagës minimale me 100 euro (e pa taksuar)

2. Cdo orë pune shtesë e pataksuar

3. Heqja e taksës për pensionistët

4. Inkurajimi i bizneseve për të dhënë shpërblime për fundvitin (pa taksuar)

Kreu i Elizes[ tha se nuk mund të rriste taksën ndaj të pasurve sepse do të nxiste evazion fiskal dhe largimin e bizneseve nga Franca.

Protestat në Francë të të ashtuquajturve “Jelekët e verdhë” shpërthyen kundër rritjes së taksave të karburantit, me synim uljen e ndotjes në vend si dhe inkurajimin e përdorimit të makinave elektrike.

Të hënën në mëngjes, ndërsa Macron u takua me sindikatat dhe krerët e biznesit, në protestë u hodhën edhe studentët dhe nxënësit.

Mësimi është ndërprerë në 120 shkolla në të gjithë vendin – përfshirë 40 shkolla të bllokuara plotësisht nga studentët – tha një zëdhënëse për Ministrinë e Arsimit.

Javën e kaluar qeveria franceze u tërhoq nga rritja e tatimit për karburantin, por jelekëverdhët nuk i ndalën protestat e dhunshme. Dëmi ekonomik, sipas ministrit të Brendshëm Bruno Le Mer, është katastrofik dhe do të ketë ndikim negativ afatgjatë në buxhet dhe turizëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.