SPORT

Klubet e Kategorisë Superiore “fërkojnë duart”, UEFA u dhuron 500 mijë euro

13:15 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit. Bëhet fjalë për anën financiare, që kohët e fundit ka qenë një problem për pjesën më të madhe të skuadrave të Superiores dhe jo vetëm.




Bëhet fjalë për Fondin e Solidratitet, teksa një shifër prej 500 mijë eurosh do të shpërndahet nga UEFA për klubet shqiptarë. Kjo si pasoj e fitimeve nga marketingu dhe të drejtave televizive të Ligës së Kampionëve.

Në bazë të përllogaritjes të bëra nga organi më i lartë i futbollit në Europë, Shqipëria ka përfituar një shifër prej 500 mijë eurosh dhe të gjitha këto të ardhura do t’u shpërndahen klubeve që kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018, për t’i investuar për akademitë e futbollit, shkruan PanoramaSport.

Këto klube duhet të paraqesin projektin e tyre në lidhje me akademitë e futbollit për të përfituar shumë përkatëse. Nga ky fond nuk përfiton skuadra e Skënderbeut, pasi korçarët kanë marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Europës dhe të ardhurat i ka përfituar direkt nga UEFA.

Kujtojmë që Tirana dhe Kastrioti nuk kanë qenë pjesë e Kategorisë Superiore në sezonin 2017-2018 dhe ato që e përfitojnë në Fondin e Solidaritetit janë Vllaznia dhe Lushnja. Gjithsesi mbetet ende e paqartë për formulën se si do të shpërndahen këto të ardhura.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.