AKTUALITET

Pas studentëve, protesta në Lezhë, Kavajë e Shkodër

16:21 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protesta në gjithë Shqipërinë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Pas studentëve në Tiranë në protesta kanë dalë edhe banorët në Kavajë, Shkodër, Vaun e Dejës dhe në Lezhë.




Në superstradën Lezhë-Shkodër fermerët kanë bllokuar rrugën me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka vërfëruar. Fermerët janë të vendosur të vazhdojnë protestat e tyre deri në largimin e kryeministrit Rama.

Fermerët dhe protestuesit e tjerë mbajnë të veshur jelekë të verdhë. Ata kanë kërkuar që të hiqen detyrimet ndaj tyre, të anulohet tenderi i kasave dhe kërkesa të tjera.

Policia ka shkuar pranë tyre duke u kërkuar që të largoheshin nga rruga sepse sipas tyre, kjo protestë ishte e paligjshme. Protestuesit nuk kanë dhënë një afat se sa do pritet të vazhdojë kjo protestë.

Edhe në Kavajë po zhvillohet një protestë për çmimin e karburantit. Qytetarët janë të veshur mr jelek të verdhë, ashtu sikurse dhe protestuesit francez. Duket se qytetarët janë frymëzuar nga studentët dhe kanë vendosur të ngrihen në protesta kundër vendimeve të qeverisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.