AKTUALITET

“Policë barkderra”, Lleshaj: Nuk e përdor kurrë këtë term

21:56 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Punonjës Policie mbipeshe (barkdërra) të shmangen nga shërbime në vende të dukshme”. Ky ishte urdhri që doli nga Ministria e Brendshme më 9 nëntor, në kohën kur Sandër Lleshaj ishte zv.ministër, duke sjellë kështu reagime të mëdha. I ftuar në emisionin “A Show” në ‘News24’ Leshaj tha se gjithçka ishte cituar gabim, ndërsa sqaroi se ai nuk përdor kurrë terma të tillë.




PJESE NGA INTERVISTA

Krasta: Në një nga reagimet tuaja të para publike si ministër i brendshëm, ndoshta si zv/ministër i brendshëm i periudhës të procesit presidencial, ju i jeni referuar barkut të fryrë të policëve.. si m thënë një nga reagimet para në mos reagimi i parë. ishte e rastësishme, ishte qëllimshme për të dhënë masazhin që jo vetëm një element i tillë, që është për hir të së vërtetës i dallueshëm, por që ju jeni atij që të shihni me shumë kujdes atë që ndodh në policinë e shtetit?

Lleshaj: Së pari dua të them që është citur gabim sepse nuk është në fjalorin tim dhe as në terminologjinë time përdorimi i këtyre definicionve pezhorative… nuk përdor këto terma unë. Madje është nisur një proces ndaj atij që ka vendosur në gojën tim një fjalë që nuk është e imja. Por sigurisht kam kërkuar dhe është pjesë e objektivave të mi për të arritur modernizimine policisë së shtetit në shumë aspekte. Në aspektin e pajisjes, arsimimit, trajnimit, të paraqitjes, të kondicionit fizik. Fjala ka qenë për kondicionin fizik. Policia e Shtetit është një strukturë që shumë detyra i kryen edhe përmes angazhimit fizik.

Krasta: Jeni ju i shqetësuar që njësitë policore të lagjeve, policët kanë ndërprerë stërvitjen fizike dhe qitjen për një kohë të caktuar…? Lleshaj: Policia jonë është përdorur si një trup që shërben. Një polici që rri në kryqëzimin e rrugës, ai konsumohet gjithë jetën e tij aty. Shumë pak investojmë tek ky për ta trajnuar dhe ta motivuar. Për t’i dhënë atij kohë për t’u trajnuar. E kam objektiv të rëndësishëm, prioritar që t’i japë atyre kohë që të investojnë tek vetja e tyre. tek trupi i tyre, mendja e tyre dhe shpirti i tyre. Duhet investim. Asnjë makinë nuk mund të shërbejë pa pauza. Ndaj dhe policia duhet të bëjë trajnim fizik.

Krasta: Pse nuk është bërë?
Lleshaj: Nuk është bërë, pasi ka arsye të ndryshme. Ka të bëjë pikë së pari dhe me edukatën personale të kësaj organizate. Kështu është konceptuar, e cila kryen vetëm shërbim dhe më pas është shndërruar edhe në objekt humori për ne. i lëmë të konsumohen. Duhet që në kohën e sotme ta mirëmbajmë kapacitetin intelektual, përditë. Kjo është edhe kërkesa për policët. Ata duhet të futen në ritmin e kohës tonë, duhet të mësojnë gjuhën angleze, të mësojnë teknologjinë.

Krasta: Mos po i kërkoni shumë?
Lleshaj: Patjetër do kërkojë. Sepse kjo është detyra ime.

Krasta: Ndërkohë janë të paguar shumë pak dhe janë të lënë në një harresë. Atyre iu është blatuar edhe një lloj indiference dhe përçimi.
Lleshaj: Kjo është pjesë e kulturës tonë shtet-formuese ku përçmimin e adresojmë ku është simboli ynë. Të përçmosh ushtrinë, policë, institucione të tjera që janë thelbësore për ekzistencë tënde si komb, është një problem i thellë që kemi si shoqëri. Nuk e përdor kurrë termin ‘barkëderr’, edhe nëqoftëse ka njerëz jashtë çdo përmase, nuk e përdor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.