Kryesore

Protesta në disa qytete, Rama: Punonjësit e bashkisë protestojnë si fermerë

17:07 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e sotme Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash në disa qytete. Lidhur me protestat që po zhvillohen në Lezhë, Shkodër e Kavajë, ka reaguar kreyeministri Edi Rama.




Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama shprehet se punonjësit e bashkisë së Lezhës po dalin e protestojnë si fermerë, ndërsa të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë.

Kreu i qeverisë, u tha se studentët ata duhet të dialogojnë dhe jo të mbahen peng për interesat e opozitës.

“Interesant! Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë. Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës. Jo politikë?”-tha Rama.

Kujtojmë që ditën e sotme kryeministri bëri një lidhje live në Facebook për të arritur një dialog me studentët protestues, por propozimet e tij nuk janë pranuar nga të rinjtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.