SPORT

Robben tërhiqet nga futbolli?

18:26 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi njoftoi largimin nga Bayern Munich në fund të sezonit, Arjen Robben është gati të ndërmarrë një tjetër veprim befasues. “Holandezi fluturues” ka folur këtë të hënë për revistën “Kicker”, teksa nuk ka përjashtuar mundësinë që të tërhiqet nga futbolli kur të largohet nga klubi në fund të sezonit.




“Sigurisht një gjë e tillë është një hap i madh. Ju nuk vendosni për një ditë. Unë e kam menduar atë prej shumë kohësh dhe ishte tepër e vështirë. Por tani jam shumë i lumtur që e kam marrë këtë vendim dhe e kam ndarë atë. Kjo është konfirmuar tashmë, dhe ndihem mirë në lidhje me tifozët dhe klubin. Ishte koha e duhur”.-tregon 34 vjeçari.

Robben tha se e ardhmja e tij varet nga opsionet që janë të hapura për të në fund të sezonit.

“Nëse vjen një ofertë bindëse, jam gati t’i them ‘PO’. Nëse oferta ideale nuk vjen ajo mund të jetë edhe fundi.“-shtoi Robben.

Robben ka fituar tituj në Hollandë, Angli dhe Spanjë, së bashku me shtatë Bundesligas, katër kupa gjermane, dhe ai shënoi fituesin kundër Borusia Dortmundit në finalen e Ligës së Kampioneve si pjesë e trefishtë e Bayernit në vitin 2013.

Kohët e fundit, Robben zbuloi se ky sezon do të jetë i fundit me Bayern Munchen, duke i dhënë fund një dhjetëvjeçari të mbushur me trofe e rekorde.  Robben ka fituar tituj në Hollandë, Angli dhe Spanjë, së bashku me shtatë Bundesliga, katër Kupa Gjermanie, si dhe shënoi golin fitues kundër Borusia Dortmund-it në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2013.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.