POLITIKË

Ruçi vizitë në Maqedoni, mban fjalim para Kuvendit

20:30 - 10.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku zhvilloi takime të veçanta me të gjithë drejtuesit e partive shqiptare parlamentare.




Kryetari i Kuvendit përgëzoi drejtuesit e partive politike shqiptare dhe nëpërmjet tyre të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, për rolin konstruktiv në jetën politike e shoqërore të Maqedonisë, sidomos për mbështetjen e tyre gjatë zhvillimeve të fundit, të cilat janë thelbësore për të ardhmen dhe integrimin euroatlantik të shtetit maqedonas. “Partitë shqiptare janë vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë. Atyre u takon të vazhdojnë të luajnë rolin që u takon në përfaqësimin e shqiptarëve, si popullsi shtetformuese në këtë vend.

Shqipëria do të vazhdojë të jetë në mbështetje të palëkundur të fqinjit tonë dhe rrugëtimit të tij euro-atlantik, përfshirë avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë, në përputhje me angazhimet evropiane dhe normat ndërkombëtare.

Pjesëmarrja juaj e gjerë në ekzekutiv dhe legjislativ, përpos moment historik dhe emancipues, duhet vështruar si katalizator për avancimin thelbësor të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.”, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit Ruçi. Ai u bëri thirrje partive politike të shqiptarëve në Maqedoni që të angazhohen dhe kontribojnë më shumë për zbatimin e Deklaratës së Partive Parlamentare Shqiptare.

Ai kërkoi më shumë vullnet politik për funksionimin e mekanizmit monitorues dhe bashkëpunimit të përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoni. Gjithashtu ai zhvilloi një takim edhe me homologun e tij të parlamentit të Maqedonisë Telat Xhaferi me të cilin bisedoi mbi marrëdhëniet me dy vendeve, rolin e faktorit shqiptar dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar.

Ai gjithashtu iu drejtuar me një fjalim të veçantë edhe deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, ku vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe vlerësoi reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë shteti fqinj sa i përket zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me fqinjët dhe procesin euro-atlantik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.