Horoskopi

Horoskopi i datës 11 Dhjetor 2018

00:00 - 11.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Yjet do ju favorizojnë sot ne aspektin profesional. Parashikohet të keni një promovim që do ju kënaqte. Nga aspekti romantik, mund te keni një nxitje te brendshme për aventurë, e cila nuk do të zgjasë shumë.

Një ditë e mbarë dhe plot fat parashikohet kjo e sotmja për të lindurit në shenjën tuaj. Gjithçka mund t’ju ecë mbarë sot si në aspektin profesional ashtu edhe në dashuri. Me paranë nuk keni marrëdhënie të mirë.

Mund të merrni lajme të mira në lidhje me paratë. Një investim të cilin e keni realizuar vite më parë mund t’ju sjellë fitime të kënaqshme. Në çështjet e dashurisë nuk jeni shumë i përmbushur.

Përpiquni të kaloni më shumë kohë me anëtarët e familjes. Duket se angazhimet e shumta kanë bërë që të lini pas dore njerëzit e afërt. Disa ngjarje të fundit mund ta forcojnë lidhjen tuaj.

Pas një periudhë të vështirë në fushën e ndjenjave dhe dashurisë, duket se po kaloni momente te qeta. Nuk keni nevojë për një partner për të qenë i lumtur. Duke menduar pozitivisht gjërat do ju ecin mbarë.

Dëshira për ndryshim është e madhe në profesionin tuaj, Opsionet nuk janë të shumta. Përpiquni të gjeni një zgjidhje brenda vetes dhe më pas ta konkretizoni atë. Ndihma e dikujt do jetë e nevojshme.

Parashikohen ndryshme pozitive në jetën sentimentale. Vendosja e planetëve ju sjell fat në dashuri. Nuk do të mungojnë eksperiencat e ndryshme, të cilat ju rrisin në karakter dhe ju formësojnë.

Keni një dëshirë të theksuar për variacione në jetë. Aktualisht nuk favorizoheni për të ndërmarrë iniciativa të mëdha. Prisni një moment tjetër për të pasur ndryshime të domethënëse.

Ditë e mbarë dhe me fat në fushën e parave. Duket se një shpërblim i majmë është në horizont. Më shumë sesa ana financiare, ju përmbush suksesi në aspektin profesional. Në dashuri jo gjithçka ecën mirë.

Një dhuratë simbolike mund t’jua bëjë ditën shumë të këndshme. Çështjet e dashurisë po ju ecin mjaft mirë sot. Sa i përket anës profesionale, do të merrni disa lajme të mira . Shfrytëzojeni aspektin e mirë që ju ofrohet.

Nuk është dita më e mirë për sukses në dashuri. Kjo nuk do të thotë se ju duhet të hiqni dorë nga synimet tuaja. Brenda pak ditësh aspekti planetar do të jetë favorizues jo vetëm në dashuri.

Situatë e favorshme në sektorin e parave. Nëse po planifikoni për të bërë një investim, fati nuk do ju mungojë ndaj këshilloheni për të vazhduar përpara me planet dhe projektet tuaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.