Nostalgji

Nostalgji/ Rosela Gjylbegu: “Rruga e zemrës” ia arriti qëllimit

16:00 - 11.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Rosela Gjylbegu: “Rruga e zemrës” ia arriti qëllimit




Ky moment i kujton kohën kur një vit më parë ajo përgatitej për të marrë pjesë në Festivalin “Kënga Magjike”. Sot ndihet vërtet fatlume jo vetëm për çmimin e parë që i dha dueti me këngëtaren Eliza Hoxha, me “Rruga e zemrës”, por edhe sepse ajo këngë është kthyer në një hit. Kjo gjë e bën që të jetë edhe më e matur në sipërmarrjet e reja. Më tej, këngëtarja Rosela Gjylbegu ndan me ne sot emocionet e kësaj vere por edhe përditshmërisë së saj në punën në Kuvend.

Rosela, si ka qenë kjo verë për ju?
Kam kaluar një verë të këndshme, pushime me miqtë e mi dhe familjen. Jam relaksuar dhe gati me energji pozitive për të nisur këtë sezon të ri të vitit.

Gjithmonë preferoni të pushoni pranë detit, apo ju pëlqen dhe mali gjatë stinës së nxehtë?
E dua shumë bregdetin dhe s’do e ndërroja me asgjë tjetër.

Tani që punoni në administratë vazhdoni t’i ndiqni koncertet verore ku ju ftojnë?
Unë përpiqem që gjatë gjithë kohës të alternoj profesionin me pasioni dhe gjithsesi të dyja unë i vlerësoj si punë dhe i kushtoj vëmendje. Unë nuk kushtëzohem nga statusi, apo roli që kam tek njëra apo tek tjetra, sepse janë të pandashme. Por thjesht jam selektive në aktivitet që vendos të shkoj.
Ndërsa kanë filluar aplikimet për pjesëmarrje në edicionin e radhës së festivalit “Kënga Magjike”, si e kujtoni këtë periudhë një vit më parë?
Periudha parapërgatitore është momenti më i bukur, ato bashkëbisedimet e para me kompozitorin duke ndarë ide e mendimet për realizimin e këngës, e më pas përshtatjen me tekstin. Gjatë gjithë kohës në lëvizje, e impenjuar me përgatitjen, duke pritur me padurim se si do dali në fund, se si do te pritet, do më mungojë kjo ndjesi. Është shumë e veçantë.

Kënga juaj, “Rruga e zemrës”, fituese e “Kënga Magjike 2009” u kthye në një hit. E kishit parashikuar këtë sukses?
Në një farë mënyre po, pasi ne kemi punuar një vit për të realizuar atë këngë, sepse në fillim unë s’mendoja se do bëja duet thjesht kisha dëshirë të merrja pjesë përsëri tek “Kënga Magjike” dhe komunikoja me kompozitorin për idetë e mënyrën e realizimit të këngës. Më vonë gjatë një takimi me Elizën duke i treguar për planet që kisha na erdhi kjo ide që pse jo të mos e bëjmë duet e vazhdimi dihet.

Ju bëtë edhe një klip për të, ishte nevojë që kënga të ngelet sa më gjatë apo dëshirë e juaja?
Si fillim ishte dëshira jonë që para se kënga të lançohej, e më pas që kënga të ngelej sa më gjatë.

Përsa u përket Festivaleve për momentin keni hequr dorë prej tyre?
Nuk kam hequr dorë thjesht më pëlqen të jem e matur në pjesëmarrjet e mia. Gjithmonë kam qenë e kujdeshme, lë pas një vit shumë impenjativ, ka pak muaj ku kanë dalë dy klipe them që për momentin është mjaftueshëm. Sigurisht që kam projekte të tjera por për të cilat po punoj dhe është ende shpejt për të folur për to.

E ëndërron pjesëmarrjen në Eurosong?
Po unë duke qenë se kam pasur fatin ta shkel atë skenë kur për herë të parë Shqipëria përfaqësohej në Eurovizion me Anjeza Shahinin unë kam qenë backvokals, sigurisht s’është e njëjta gjë por di vlerën e atij emocioni të papërsëritshëm dhe le të shpresojmë që një ditë do realizohet përsëri.

Keni në plane një këngë të re apo edhe përgatitjen e një albumi?
Kam shumë plane në kokë dhe me sinqeritet për t’i vënë në jetë kërkon shumë punë për të bërë diçka produktive por unë ndjek parimin çdo gjë në kohën e duhur e në vendin e duhur.

Puna në Kuvend ju ka bërë më serioze? Apo kjo i përket vetëm veshjes?
Hahaha. Mendoj që kështu kam qenë gjithmonë.

Çfarë marrëdhënie keni me shefen tuaj zonjën Topalli?
E konsideroj veten me shumë fat që më është dhënë mundësia të punoj në Kuvend pranë Z.Topalli, të cilën e vlerësoj mbi të gjitha për profilin e saj të spikatur në politikë. Jetojmë në një shoqëri maskiliste ku të afirmohesh në cilëndo fushë kërkon për një femër shumë më tepër punë, shumë më tepër përkushtim e sakrificë. Gjithashtu unë e çmoj shumë marrëdhënien krejt të veçantë që Z.Topalli ka krijuar me stafin e saj.

Mendoni që në një të ardhme të përfshiheni në politikë?
Nuk e di të them të drejtën nuk e kam menduar.

Përsa i përket jetës suaj të mbajturit private ju bën më kureshtare në sytë e fansave?
Hahaha jo, nuk është kjo arsyeja. Thjesht përderisa është jeta ime private dua të respketohet si e tillë.

Ky shkrim u botua më 4 shtator 2010

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.