Nostalgji

Nostalgji/ Monika heq dorë nga kilogramet. Fevziu prezanton librin dhe vajzen

16:00 - 12.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Monika heq dorë nga kilogramet. Fevziu prezanton librin dhe vajzen




Monika heq dorë nga kilogramet
E veshur me ngjyra verore dhe me flokët më të çelura se zakonisht është shfaqur Monika Kryemadhi, bashkëshortja e zëvendëskryeministrit të vendit, Ilir Meta, i cili ka munguar për shkak të impenjimeve në promovimin e librit të Blendi Fevziut. Por më shumë se looku i Monikës, ajo që ka rënë në sy kanë qenë linjat e saj. Me disa kilogramë më pak, Monika duket se ja ka arritur qëllimit që i kishte vënë vetes të dobësohej.

Fevziu prezanton librin dhe vajzen
Të panumërt kanë qenë miqtë dhe të ftuarit e gazetarit të mirënjohur Blendi Fevziu, në promovimin e librit të tij “Jeta ime”. Personalitet të vendit, si Presidenti Bamir Topi, kryeministri Sali Berisha, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, politikanë, njerëz të medias dhe ekranit kanë uruar Fevziun në një festë të organizuar të enjte në mbrëmje në ambientet e hotel “Rogner”. I veshur shik Blendi ka falenderuar të pranishmit por, një falënderim dhe mirënjohje ju ka dedikuar edhe personaliteteve që nuk jetojnë më, personazhe të intervistuar prej tij që bëjnë pjesë në librin me intervista “Jeta ime”. Por, në këtë foto siç shihet Blendi shfaqet me bashkëshorten dhe vajzën e tij, të cilës po i jep disa këshilla të fundit sesi të prezantohet para të ftuarve të tij, kjo pasi vetëkuptohej se ajo do të tërhiqte po aq vëmendje sa edhe promovimi i librit të tij.

Ky shkrim u botua më 4 shtator 2010


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.