AKTUALITET

EMRI/ Vrasja në ish-Bllok, arrestohet i shumëkërkuari nga policia

17:37 - 13.12.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Shtetit ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjte Fabiol Alushin, të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e rëndë në ish-Bllok në muajin tetor, ku u vra një person dhe u plagosën dy të tjerë.




Pasi ishte shpallur në kërkim prej ditësh, forcat e rendit kanë mundur sot të identifikojnë vendodhjen e tij dhe ta arrestojnë.

Ai dyshohet si një ndër personat kyç të sherrit që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit kur në klubin “Monopol” në Bllok u vra 28-vjeçari Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur edhe Meviol Bilo, Ervin Mata dhe së fundi edhe biznesmenti Eldi Dizdari.

Ndërkohë këngëtarja Elvana Gjata nuk është më në kërkim policor, pas përfundimit të afatit 30 ditor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.